“Siguria ushqimore, pjesë e sigurisë kombëtare”, Berisha: Epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u sëmur Rama…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim të fokusuar në çështjet e sigurisë ushqimore, duke ngritur shqetësime të forta për neglizhencën institucionale në këtë sektor.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se problemet dalin në pah vetëm kur preken figurat e larta të qeverisë, duke përmendur me ironi rastin e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, u sëmur nga konsumimi i produkteve të kontaminuara.

Ai akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe hetimesh të qëllimshme, si dhe theksoi nevojën për një reformë të thellë dhe financim të shtuar, duke e cilësuar sigurinë ushqimore dhe atë të ilaçeve si çështje jetike për sigurinë kombëtare.

“Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim.
E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.
Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë.
Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh.
Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i AKU dhe dha do jap dorëheqjen.
Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi.
Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt.
Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore.”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook