Në këtë sezon shumë të vështirë, Milan ka qenë i detyruar të bëjë llogaritë edhe me përplasjet brenda llojit, mes drejtuesve të klubit. Në fund ai që fitoi ishte Furlani, me administratorin e klubit që ka nisur prej javësh punën për të plotësuar pjesën tjetër të stafit, gjetjen e një Drejtori të ri Sportiv.
Ky post mbetet një enigmë e madhe pasi është ende e paqartë se kush është i përzgjedhuri i Furlanit. Për momentin, pista kryesore mbetet Igli Tare, pasi sipas La Gazzetta dello Sport, palët janë takuar sërish pas takimit kokë më kokë të zhvilluar pak kohë më parë në Romë.
Mbetet ende e paqartë se kë do të përzgjedh Furlani, por e sigurt është se Tare mbetet emri më konkret në tavolinë e tij.
()