Tërbaç, Gjiknuri: Po mbajmë premtimin për rrugën! “Paketa e Maleve” mundësi investimesh

Tërbaçi ishte ndalesa e rradhës e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri.

 Gjatë takimit me banorët e fshatit, Gjiknuri tha se kur ishte në pozicionin e ministrit apo të drejtuesit politik të Qarkut të Vlorës, është marrë me problematikat e zonës së Tërbaçit, si nxjerrja e fondit për ujësjellësin, kërkesë e vet banorëve të Tërbaçit për një problematikë që mori zgjidhje.

“Më vjen mirë që edhe rruga që keni kërkuar, ka filluar dhe besoj se brenda vitit do të përfundojë, duke i krijuar Tërbaçit mundësi të vizitohet nga shumë njerëz.  Së bashku me Kryeministrin bëmë të mundur rrugën e Lumit të Vlorës, një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe që realisht e ka nxjerrë në pah këtë zonë, duke krijuar të gjitha mundësitë e tjera për Tërbaçin. Paketa e Maleve, është një mundësi shumë e mirë për këdo që do të dojë të krijojë bujtina, me financimin e qeverisë, pa risk nga vet aplikuesit. Perspektiva e qeverisë socialiste për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të krijojnë mundësi zhvillimi përmes fondeve nga BE, veçanërisht për projektet madhore”, theksoi ai.

Referuar alternativave me të cilat elektorati përballet në këto zgjedhje parlamentare, Gjiknuri theksoi se, “Përpara zgjedhjes politike kemi dy alternativa, ajo që na çon pas dhe alternativa e Partisë Socialiste, që do të thotë vazhdim i gjithë punëve të mira. Ju nuk keni asnjë arsye për tu kthyer pas duke votuar parti tjetër. Çfarë ka bërë Partia Socialiste për Labërinë? Ta krahasosh me çfarë kanë bërë të tjerët, diferenca është shumë e qartë. Votën tuaj, me mbështetjen tuaj, si deputet i kësaj bashkie, unë do të doja të isha një zë i fortë, jo vetëm për të bërtitur, por për të zgjidhur probleme që ndonjëherë nuk janë aq të thjeshta për tu zgjidhur. Për problematikat që ka kjo zonë dhe për trashëgimninë e saj, do t’ju duhet një njeri që jo vetëm i di problemet, por duhet t’i zgjidh ato në interesin tuaj dhe të ketë forcën si t’i marrë vendimet në dobi të komunitetit, përfshi dhe fshatin tuaj të nderuar. Që ne të lidhim një marrëveshje morale unë e kërkoj mbështetjen tuaj. Mos i dëgjoni kur thonë Damiani është i dalë, Damiani është i fituar. Jo. Unë kërkoj të marr votat masive të Qarkut të Vlorës, në mënyrë që të kem peshë politike dhe të kem mirënjohjen dhe borxh moral për votën që do të më jepni, pasi është hera e parë që kërkoj votë për personnel tim”, deklaroi Gjiknuri nga Tërbaçi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook