“Zgjedh Tabakun se është politikane që e mban fjalën”, dentistja: Jorida përfaqëson realisht zërin tonë

Eldona Sipiri, dentiste dhe pjesë e Profesionistëve të Lirë, shpreh mbështetje të hapur për kandidaten e Partisë Demokratike në listën e hapur, Jorida Tabakun. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga deputetja Tabaku, Sipiri deklaron se beson tek Tabaku sepse ajo është një politikane që e mban fjalën dhe çon deri në fund betejat për kauzat që merr përsipër.

Dentistja kujtoi se një vit më parë, kur qeveria socialiste vendosi taksën për profesionistët e lirë, ishte pikërisht momenti kur ajo u njoh me Tabakun dhe u bind nga përkushtimi i saj në mbrojtje të profesionistëve të lirë.

“Vota ime për Joridën është një votë për një deputete që e përfaqëson realisht zërin tonë në Kuvendin e Shqipërisë,” tha Sipiri, duke evidentuar qartë se angazhimi i Tabakut ka qenë vendimtar në betejën kundër taksimit të padrejtë të kësaj kategorie.

Tabaku ka qenë një ndër zërat kryesorë opozitarë në Parlament kundër vendimeve fiskale të qeverisë, veçanërisht atyre që prekin drejtpërdrejtë profesionistët dhe sipërmarrësit e vegjël, duke premtuar një qasje të re dhe më të drejtë për tatimet dhe zhvillimin ekonomik.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook