Zgjedhjet e 11 majit/ Kapri: “Mundësia” do krijojë grup parlamentar. Qarqet ku synojmë të fitojmë mandate

Partia “Mundësia” beson se mund të formojë një grup parlamentar pas zgjedhjeve të 11 majit. Këtë e tha edhe kandidati Erald Kapri gjatë bisedës me Ola Brukon në rubrikën “Opinion” në News24.

“Ne jemi me këmbë në tokë. Nuk themi që do të fitojmë 71 mandate. Jemi krijuar para një viti dhe nëse marrim një grup parlamentar, do të ishte sukses i jashtëzakonshëm që nuk e ka bërë askush, asnjë parti më përpara.

Sondazhi i Notos tregoi se po, mundemi, kemi mbështetje reale nga grupet e arsimuara, biznesi, njerëzit që duan punën. Këtë mbështetje do ta materializojmë me 3-4 mandate në Tiranë dhe në disa qarqe me nga një mandat.

Në Qarkun e Vlorës do marrim 2 mandate. Dhe besoj se në datën 11 maj do të jetë një grup i ri parlamentar i partisë Mundësia në Parlament.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook