Zgjedhjet e 11 majit/ “PS do të fitojë mbi 80 mandate”, Etilda Gjonaj: Presim mbështetje të madhe nga diaspora

Në programin e drekës me Ola Bruko në News24 ishte e ftuar kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj e cila diskutoi rreth zgjedhjeve të 11 majit dhe pritshmëritë e socialistëve në këtë fushatë zgjedhore.

Ajo theksoi sfidat që lidhen me sistemin e ri zgjedhor, duke e konsideruar atë më kompleks se më parë dhe  bëri thirrje për realizimin e fushatave informuese, përfshirë video udhëzuese, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë saktë procesin e votimit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Gjonaj ishte ruajtja e kuotës gjinore edhe në këtë sistem të ri, duke nënvizuar se gratë përballen me barriera të shtuara në politikë, veçanërisht për shkak të terrenit sfidues dhe diskriminimit të vazhdueshëm.

“Sistemi zgjedhor në këtë zgjedhje janë pak komplekse. Qytetarët nuk duhet të votojnë për kandidatë të listës së mbyllur. Gjithashtu duhet të realizohen video që votuesit të dinë të votojnë.
Kërkuam që kuota gjinore të ruhet edhe në listë të hapur. Kjo vlen edhe për gratë të cilat e vuajnë më shumë diskriminimin sepse terreni është i vështirë.” tha Gjonaj

Gjatë takimeve me qytetarët në njësinë nr. 7, ajo shtoi se problematikat më të shpeshta që janë adresuar lidhen me mungesën e hapësirave për parkim, pastrimin e zonës si dhe vështirësitë në proceset e legalizimit të pronave.

“Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar në bisedime me qytetarët në njësinë nr 7 . Një nga problemet mund të themi është edhe mungesa e parkimit. Gjithashtu janë problemet e pastrtisë , proceset e legalizimeve kryesisht me pronën”, theksoi ajo.

Sipas Gjonaj brenda Partisë Socialiste nuk ka përplasje, duke hedhur poshtë zërat për ndasi të brendshme dhe theksoi bashkëpunimin e mëparshëm me kryetarin e  bashkisë, Erion Veliaj dhe se në aspektin elektoral është superuar. Më tej, ajo tha se pritet që Partia Socialiste të ketë mbështetjen e diasporës dhe të marrë mbi 80 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

“Unë kam bashkëpunuar shumë herë me z.Veliaj, dhe mund të them se këtë herë ka munguar, por në aspektin elektoral është superuar. Unë besoj se ne do të kemi edhe një mbështetje të madhe nga diaspora, dhe presim mbi 80 mandate nga zgjedhjet e 11 majit. Ne kërkojmë mandatin e katërt”, përfundoi kandidatja e Partisë Socialiste.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook