Aksident në autostradën Lushnjë -Fier/ Motoçikleta përplas këmbësorin, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Aksident në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të fshatit Rrapëz.  Një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të autostradës.

Motoçikleta me targa BK 530 që drejtohej nga shtetasi Aeksander Hila 55 vjeç ka përplasur një kalimtar të quajtur Hakim Maledhi 70 vjeç. Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.

Në vendngjarje policia rrugore po disiplinon trafikun dhe po dokumenton aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i motoçikletës mund të ketë humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook