Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate, u jemi drejtuar qytetarëve me dialog të hapur

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëkohësisht kandidat në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën, deklaroi në “Open” në News24 se PS synon jo vetëm të ruajë rezultatet, por të shkojë drejt mandatit të 20-të, falë cilësisë së listës dhe besimit të qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

“Lufta është për mandatin e 20-të dhe më shumë. Lista jonë ka cilësi dhe kjo është arma jonë më e fortë. Duke parë edhe pjesëmarrjen historike të diasporës, shpresojmë në një rezultat edhe më të mirë,” u shpreh Gonxhja.

Ai theksoi se opozita, sipas tij, ka munguar në terren dhe kjo i ka dhënë PS mundësinë të zhvillojë një fushatë pozitive dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët: “U jemi drejtuar qytetarëve me një dialog të hapur, që ka përfshirë reflektim dhe ndjesë aty ku ndoshta kemi munguar. Kjo është një fushatë e dëgjimit.”

Gonxhja ndaloi veçanërisht te problematikat në periferi të Tiranës, veçanërisht në njësinë nr.6 ku ai është drejtues politik: “Kam detyrim të jap llogari dhe të komunikoj edhe me kolegët në kabinet për të adresuar më mirë çështjet e territorit. Ka ende punë për t’u bërë dhe jam i vetëdijshëm për këtë.”

Ai vuri në dukje se qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i jetës së qytetarëve përmes punës konkrete dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook