Çështja “Partizani”, avokati i Berishës: GJKKO rrëzoi të gjitha kërkesat tona

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të shtyrë për nesër vendimin mbi dërgimin ose jo në gjykim të çështjes ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj u shpreh se gjykata ka rrëzuar të gjitha kërkesat e ngritura nga mbrojtja gjatë seancave paraprake, përfshirë edhe ato që lidhen me pavlefshmërinë e ekspertizës.

“Gjykata ka rrëzuar të gjitha kërkesat tona, përfshirë pavlefshmërinë e ekspertëve. Kemi kërkuar një kohë të shkurtër për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje që e konsiderojmë të paligjshme. Nesër do të mësojmë nëse çështja do të kalojë për gjykim të themelit,” u shpreh Gjokutaj.

Ai theksoi se nuk ka ende qartësi lidhur me vendimin dhe se do të konsultohet me ekipin ligjor për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

“Kemi vepruar në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Vendimi nuk është i qartë dhe do të na duhet ta analizojmë para se të ndërmarrim veprime të tjera,” shtoi ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook