“Champions, objektiv jetik”, Guardiola në festë pas Aston Villa-s: Ndeshje e vështirë, jam i lumtur (VIDEO)

Një gol i Nunes në frymën e fundit, por një gol 3 pikësh që sjell festë në radhët e Man.City. “Qytetarët” triumfuan 2-1 ndaj Aston Villa-s, një sukses shumë i rëndësishëm që përforcon pozitat e tyre në zonën Champions. 4 javë përpara fundit, ekipi i Guardiola-s e sheh veten në vendin e tretë, plus 4 pikë në raport me Chelsea-n, rivali më i afërt që i kërcënon zonën Champions.

Ndaj Aston Villa-s ishte një ndeshje shumë e vështirë, kjo u pa qartë që në fillim, ku Rashford në tentativën e parë goditi shtyllën. Man.City reagoi menjëherë dhe në aksionin pasues, Marmoush futi një top të bukur në zonë, aty ku Bernardo Silva u tregua i saktë duke kaluar City-n në avantazh.

Aston Villa iu përgjigj shpejt, me ekipin e Emery që fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të. Nga pika e bardhë e penalltisë, Marcus Rashford ishte perfekt duke barazuar shifrat në 1-1.

Dy ekipet luftuan fort për të dalë me 3 pikë nga ky takim. Marmoush solli festë në “Etihad” në minutën e 80-të, por festa nuk zgjati shumë, pasi gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 94-ët, Doku futi një top fantastik në zonë, aty ku në shtyllën e dytë, Nunes i pa shqetësuar e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë duke sjell festë te Guardiola dhe tek tifozët e pranishëm në stadium.

Trajneri i Man.City ishte në qiellin e shtatë pas këtij suksesi që i afron gjithnjë e më shumë me objektivin Champions: “Jam me të vërtetë i lumtur, jemi në katërshen e parë. Nëse fitojmë 4 ndeshjet e fundit do të jemi në Champions, një objektiv jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nuk duhet të jesh shkencëtar për ta kuptuar se ndaj Aston Villa-s është e vështirë, një ekip i jashtëzakonshëm. Tani duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për sfidën gjysmëfinale ndaj Nottingham në FA Cup”, u shpreh Guardiola.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook