“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan në 12 vitet e fundit, nuk mund të votojnë atë që i dëboi

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka theksuar në “Open” në News24 se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit pritet të jetë një sinjal i qartë për ndryshimin që kërkon Shqipëria.

Sipas saj, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit, dhe është e vështirë të besohet se kjo pjesë e shoqërisë do të votojë për pushtetin që, siç u shpreh ajo, i detyroi të emigrojnë.

“Nëse ndjekim logjikën normale, kjo votë duhet të kthehet në një votë për ndryshim dhe rotacion të pushtetit,” tha Topalli.

Ajo kritikoi ashpër keqpërdorimin e administratës publike, duke e cilësuar si një “mekanizëm të pamëshirshëm nën kontrollin e drejtuesve të lartë”, dhe shtoi se, ndryshe nga brenda vendit, emigrantëve është më e vështirë t’ua imponosh votën – përveç rasteve kur u bëhet presion përmes punës së familjarëve të tyre në Shqipëri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook