Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses në kryeqytet, si pjesë e aksioneve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me një armë zjarri që dyshohet se kishte për qëllim ta shiste.
Operacioni “Gracka” ndodhi te Don Bosko, ku shërbimet e Seksionit të Hetimit të Trafikut të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, ndaluan të riun Armand Deda, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, dokumenti iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me municion luftarak.
Policia njofton se hetimet vijojnë për të zbardhur detajet dhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Operacione policore të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni “Gracka”. Sekuestrohet 1 pistoletë me municion.
U kap në flagrancë në zonën e Don Boskos, me armën e zjarrit që do ta shiste, vihet në pranga 23-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.
Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.