Inter-Roma, sfida e vlefshme për javën e 34 të Serie A do të zhvillohet ditën e dielë më 27 Prill, ora 15:00.
Ka qenë federate italiane e futbollit që ditën e martë ka zyrtarizuar përfundimisht axhendën e javës së 34 të kampionatit Italian. Ndarja nga jeta e Papa Francescos ndryshoi axhendën e shumë sfidave të programuara për t’u zhvilluar këtë javë, duke nisur nga 4 sfidat e programuara për tu zhvilluar të hënën të vlefshme për javën e 33, të cilat u sposutuan për tu luajtur këtë të mërkurë, si dhe 3 ndeshjet e planifikuara për tu zhvilluar të shtunën e 26 Prillit, konkretisht: Como-Genoa, Inter-Roma dhe Lazio Parma, për shkak të organizimit të ceremonies mortore të papës të shtunën. Nëse për përballjet Como-Genoa dhe Lazio Parma nuk përbëu aspak problem zhvendosja e tyre për tu zhvilluar respektivisht të dielën dhe të hënën e ardhshme, zhurmën e vërtetë e shkaktoi sfida Inter-Roma.
Kjo pasi zikaltrit janë në impenjim të trefisht këtë fund sezoni dhe kalendari është shumë i ngjeshur për ekipin e Simone Inzaghit. Kjo ka qenë arsyeja që Martotta dhe drejtuesit më të lartë të klubit milanez i kanë kërkuar Lega-s shtyerjen e sfidës ndaj verdhekuqve në një datë të volitshme gjatë muajit Maj. Duke qenë se Inter dhe Napoli, 5 javë nga fundi janë barazim me pike e në garë me kohë të plotë për scudetton këtë sezon, vendimi për shtyerjen e ndeshjes Inter-Roma, do të krijonte pabarazi e do të prisht garën, ndaj përgjigja e tyre ishte e menjëhershme negative.
Në këtë mënyrë e vetmja date e mundshme për zhvillimin e kësaj sfide ishte e diela, aty kur Inter do të rikthehet të luaj një ndeshje në orën 15 pas thuajse 4 vitesh. Por jo vetëm kaq, Inter bëhet klubi i parë Italian në histori që luan të dielën, ndërkohë që pret të zhvillojë në mesjavë sfidën e pare gjysmëfinale të Champions League. Zkaltrit në këtë mënyrë do të luajnë një ditë më pas Barcelonës, që në krahun tjetër do të jetë e impenjuar të shtunën në mbrëmje në El Classicon ndaj Realit për Kupën e Mbretit. Mbetet për t’u parë nëse ky spostim do të ketë efekt negativ në performancën e skuadrës së Inzaghit në përballjen e së mërkurës së ardhshme ndaj Barcelonës.