INTERVISTA/ “Dy ekipe favorite për titullin”, Patushi: Dinamo të respektojë edhe Tiranën, ja arsyet e dështimit të bardhebluve (VIDEO)

Java e fundit e Superiores do të zgjidhë dilemat e mbetura. Nga gara e ashpër për mbijetesë, deri tek lufta për një vend në “Final Four”, llogaritë mbeten të hapura.

Ish futbollisti i njohur Saimir Patushi iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetares Trevisa Tufa, në intervistën ekskluzive për Sport News në News 24. Patushi nuk heziton që të flasë për Tiranën dhe shanset reale që kanë bardheblutë, për të qëndruar mes më të mirëve.

 

 

Flitet për aleanca dhe kompromise, por pse të gjithë janë lojë 1 javë përpara fundit, kaq të mirë janë në matematike?

Ky kampionat ose formulë është një dështim. Tolerime kemi parë në të gjitha kampionatet e botës, jo vetëm në Shqipëri. Kaq mirë, kaq bukur, me laps dhe me letër, mendoj se jemi të parët në botë që i bëjmë kaq bukur. Po të shikosh ngjeshjen e kampionatit, edhe vetë këta që nuk e kanë siguruar, të le një përshtypje të keqe, përse duhen çuar gjërat deri këtu.

Nuk e imagjinoj dot, që në 36 javë të jesh i pari e mos të shpallesh kampion, vetëm te ne ndodh. Kaq bukur dhe kaq mirë i kanë sistemuar, të vjen keq sepse duhet të jetë garë e ndershme. Këtë garë nuk e kemi.

Po Tirana Patushi nuk kishte aleatë, pse erdhën në këtë pikë ku rrezikojnë mbijetesën?

I vetmi ekip që nuk ka patur aleanca është vetëm Tirana. Po të analizosh fazën e fundit, nëse Tirana merrte pikë, edhe tjerat që binin nga kategoria merrnin pikë. Unë besoj se Tirana e ka fajin te vetja. Nëse në një garë nuk ke aleatë, faji është te Tirana.

Çfarë pret nga sfida e fundit me Dinamon, si e sheh këtë takim?

Nuk na bën përshtypje, unë e quaj ndeshje të radhës. Siç e ka respektuar kampionatin me të tjerë, ta bëjë edhe me Tiranën, pasi do ishte e drejtë.

Në rastin më të mirë nuk shkon më shumë se “play-out”, ke frikë, i druhesh një rënie të Tiranës?

Tani të them të vërtetën, kjo është diçka e paimagjinueshme. Unë them që është fatkeqësi për futbollin shqiptar. Ky është keqmenaxhimi i Presidentit dhe stafit. Mos të harrojmë gabimet duhet t’i shikojmë te kampi bardheblu. Drama  e futbollit shqiptar është te ky keqmenaxhim që i bëjën këta presidentë.

Bylis, Skënderbeu, Tirana, Laçi, kush mbijeton?

Laçi nuk ka asnjë shans të mbijetojë. Besoj se Tirana do mbijetojë. Skënderbeu apo Bylis? Kjo do jetë një parafinale, se kush do mbijetojë.

Nëse Tirana luan për mbijetesë, Partizani lufton për një vend në “final-four”, sfida e fundit Partizani-Elbasani, kë sheh në katërshe Patushi?

Kemi një ndeshje të kupës, që do shikojmë atë që them unë, gjërat bëhen me laps dhe letër. Nëse Partizani del në finale, do jetë e fokusuar te finalja, e do futet te pjesa e kampionatit që do zhgënjejë. Nëse nuk fiton, do të jetë një finale. Duhet shikuar sot, pastaj mund të them.

Në fund dhe një parashikim Patushi, kush e fiton titullin këtë sezon, kë shikon favorit?

Unë shikoj më të avantazhuar Egnatian dhe Vllaznisë. Egnatia ka grup, edhe pse nuk ka shkëlqyer, ka patur ulje-ngritje.

Vllaznia cinike këto javët e fundit, por nuk më ka pëlqyer. Trajnerin e ka frikacak. Asnjëherë Vllaznia nuk mund të tregohet frikacake, pasi kërkon një trofe që nuk e ka fituar prej vitesh.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook