“Izolohuni nga gjithçka”, Conte i prerë, përqëndrim maksimal për finalet e sezonit në Serie A

Në Caste Volturno, Napoli vijon me intesitet përgatitjet nën drejtimin e Antonio Contes, për 5 finalet e fundit të këtij sezoni në Serie A, aty ku të kaltrit do të kenë objektivin të rrëzojnë Interin nga froni i kampionit e të rrëmbejnë scudetton nr.4 në histori.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane ditën e sotme, tekniku Conte para nisjes së stërvitjes së zakonshme ka kërkuar të lëshoj një mesazh të qartë e të prerë lojtarëve të tij:

“Izolohuni nga të gjithë e nga gjithçka, për t’u përqëndruar vetëm në fushën e lojës për ndeshjet e fundit”, mësohet tu ketë thënë futbollistëve të tij tekniku leçes.

Conte falë eksperiencës së tij e di fare mirë se sa shumë rol luan përqëndrimi dhe mbi të gjitha ulja e tensionit tek lojtarët e tij, në mënyrë që fokusi të jetë vetëm fusha e blertë, për të dhënë maksimumin e mundshëm me qëllim arritjen e objektivit final.

Tek Napoli shqetësojnë mungesat e Bungiornos, Juan Jesus dhe David Neres, me këtë të fundit që i është nënshtruar edhe testeve mjekësore, me anësorin Brazilian që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për afro 3 javë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook