Kandidati i PS në listën e hapur për deputetë në qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, i pyetur nëse do të jetë një kandidat favorit për Bashkinë e Tiranës tha se nuk e mendon këtë gjë në këto momente.
Gonxhja sqaroi se sot ndodhet para një sfide sic është posti i ministrit të Kulturës dhe Inovacionit dhe gara elektorale ku ai kandidon në listë të hapur.
“Unë kam qenë gjithmonë disponibël kur jam thirrur që të bëj detyra e ti bëj mirë, por kjo s’ka lidhje në këtë moment. Unë mendoj se ndoshta e lidhin me përvojën time si nënkryetar bashkie, kam qenë 2 herë më kryetarin Erion Veliaj, dhe në jetën time e kam patur këtë eksperiencë dhe e kam superuar. Tani jam në një sfidë tjetër”, tha Blendi Gonxhja, në intervistën e tij në “Open”.
Blendi Gonxhja: Është një moment që unë jam në një sfidë, më është besuar një detyrë shumë e lartë që unë pyes veten përditë, a e meritoj, a e bëj dot, punoj përditë që të mundohem ta bëj mirë, është një ministri shumë e madhe e Kulturës dhe Inovacionit, një barrë e përgjegjësi e jashtëzakonshme.
Më është dhënë dhe një besim tjetër, jam në këto zgjedhje kandidat në listë të hapur, me bagazhin tim, me shumë punë të mira që kam bërë dhe duhet të përqëndrohem shumë tek kjo luftë. Do ishte një shpërqëndrim për atë që unë po bëj, që unë të bie në këtë grackë. Unë kam qenë gjithmonë disponibël kur jam thirrur që të bëj detyra e ti bëj mirë, por kjo s’ka lidhje në këtë moment. Unë mendoj se ndoshta e lidhin me përvojën time si nënkryetar bashkie, kam qenë 2 herë më kryetarin Erion Veliaj, dhe në jetën time e kam patur këtë eksperiencë dhe e kam superuar. Tani jam në një sfidë tjetër.
()