Partia Demokratike është e hapur për koalicione qeverisëse me partitë opozitare pas 11 majit, nëse fiton zgjedhjet parlamentare, me përjashtim të partive të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj
Kështu u shpreh kandidatja e PD në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës, Jozefina Topalli.
Por ajo tha se ftesë për bashkëpunim nuk do të kenë Basha dhe Alibeaj që drejtojnë të dy parti politike, njëri Koalicionin Euroatlantik dhe tjetri bën pjesë në koalicionin “Djathas për Zhvillim”.
Topalli tha se arsyeja që nuk do të ketë bashkëpunim me ta është se ata nuk ekzistojnë.
“Ëshë mençuri të bësh koalicion. Atyre u është ofruar bashkëpunimi dhe opozita duhet të shomë më lart. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që është kundër pushtetit aktual të Ramës. Jo me Bashën, nuk ekziston dhe nuk e merr dot mandatin. As Alibeaj. Nuk marrin mandat se nuk ekzistojnë. Shehaj nëse do jetë pse jo”, tha Topalli.
Jozefina Topalli: Pse jo, unë e di që atyre u është ofruar të bashkëpunojnë dhe është mençuri, dhe opozita duhet të shohë më lart. Me këdo që është kundër pushtetit aktual të Ramës. Jo me Bashën, nuk ekziston dhe nuk e merr dot mandatin. As Alibeaj. Nuk marrin mandat se nuk ekzistojnë. Shehaj nëse do jetë pse jo.
Ne kemi patur vështirësi në ndryshimet kushtetuese që bëri Rama me miratimin e Bashës në krye të PD.
()