Skënderbeu luan fatet e sezonit në ndeshjen e fundit në shtëpi përballë Bylisit. Një takim direkt dhe përcaktues për qëndrimin në Superiore apo zbritjen e korçarëve në një kategori më poshtë. Në kushte të tilla pritet që të jetë një 90-minutësh shumë intensiv dhe i vështirë për të dy skuadrat që do të përballen në këtë sfidë direkte në javën e fundit të kampionatit.
Klubi bardhekuq bën të ditur se për këtë duel në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.
Njoftimi i plotë
Ndeshja e rradhë


Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.
Të gjithë së bashku për 3 pikë!