Ekipi më i mirë në sezonin e rregullt Oklahoma City Thunder arrin të fitojë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi ndaj Mempghis me shifrat 118-99 dhe udhëheq kështu 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e komanduar nga Oklahoma, ku shënuesi më i mirë ishte Alexander Shai me 27 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 24 pikë.
Po në Perëndim, ekipi i Lakers fitoi 94-85 ndaj Minnesota dhe barazon 1-1 serinë. Tjetër ndeshje e mirë e Luka Doncic, autor i 31 pikëve e 12 rebound, ndërsa LeBron James e mbylli me 21 pikë e 11 rebound.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Indiana udhëheq 2-0 serinë pas fitores 123-115 ndaj Milwaukee. 62 pikët e dyshes Antetokounmpo-Portis nuk mjaftuan për Bucks, ndërsa për Indiana 6 basketbollistë realizuan mbi 14 pikë. Ekipi I Milwakee do duhet të rivendos barazpeshën në dy sfidat e radhës, që do ti luaj në shtëpi, në të kundërt mund t’I thotë lamutmirë garës këtë sezon që në raundin e pare të fazes Play Off.