Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

Peshkatarët e Pogradecit kanë kundërshtuar urdhrin e Ministrisë,i cili ndalon përkohësisht peshkimin me rrjetë në liqenin e Pogradecit. Vendimi është marrë për të mbrojtur specien e Klenit, i cili ndodhet aktualisht në periudhën e shumimit.

Sipas peshkatarëve, ndalimi i përgjithshëm i peshkimit me rrjetë penalizon padrejtësisht edhe ata që synojnë specie të tjera, si korani.

Ata kërkojnë që të lejohet peshkimi në distanca mbi 1500 metra nga bregu pasi në këtë distancë nuk preken speciet në shumim.

Peshkatarët zhvilluan këtë të mërkurë një takim me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, ku u vendos që të dorëzohet një peticion për rishikimin e vendimit.

Në rrethin e Pogradecit operojnë mbi 120 peshkatarë, të cilët nga ky vendim janë prekur drejtpërdrejtë. Ata kërkojnë që zgjidhja të vijë sa më shpejt, për të mos rrezikuar një tjetër sezon peshkimi dhe të ardhurat e familjeve të tyre.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook