Rama me fermerët në Berat: Agro-turizmi ekonomi e shëndetshme! Japim mbështetje për këdo që ka nevojë. Anëtarësimi në BE do të thotë para…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët dhe sipërmarrësit ruralë në qarkun e Beratit, ku theksoi rëndësinë e agro-turizmit dhe bujqësisë si shtylla të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Rama bëri me dije se ka kredi për investime në fshat, në sektorin e agro-përpunimit dhe grumbullimit, me 70% të kolateralit të garantuar nga shteti dhe një normë interesi më pak se 3%.

Sipas tij, Shqipëria do të përfitojë fonde pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, deri në 300 milionë euro në vit – një injeksion financiar që bën të transformojë ekonominë rurale.

Edi Rama në Berat: Kemi linjë financimi 250 mln euro, që iu mundëson sipërmarrësve në fshat, në agro-përpunim e grumbullim, që të marrin kredi me 70 përqind kolateral të garantuar nga shteti dhe normë interesi më pak se 3 përqind. Kemi në duar një instrument financiar për bujqësinë. Agro-turizmi është ekonomi shumë e shëndetshme. Do japim mbështetje për këdo që ka nevojë. Kur të jemi pjesë e BE-së, 300 milionë euro në vit do të jenë vetëm për bujqësinë. I bie 1.2 miliard euro në katër vite, në një mandat, është historike po ju them.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook