“Reforma në drejtësi po mbështetet nga qytetarët”/ Blendi Gonxhja: Pas ngjarjes në bashki, po superojmë tronditjen, ekipi ynë më i fortë dhe i organizuar

I ftuar në “Open” në News24, kandidati i PS për qarkun e Tiranës, Blendi Gonxhja ka deklaruar se reforma në Drejtësi po shihet me besim tek qytetarët. Gonxhja tha se për shkak dhe të ndonjë ekzagjerimi apo përgjithësimi si dhe diskursit të ulët politik, duket sikur një pjesë e elektoratit e kanë humbur besimin tek politika.

Gonxhja tha se sistemi i drejtësisë do kohën e tij të përsoset por nga ajo që shihet tek qytetarët ka një besim shumë të madh.

Blendi Gonxhja: Qytetarët e shohin këtë gjë përditë  e më shumë, faktet, lajmet, hetimet, pavarësia e plotë dhe më shumë se cdo e imagjinonim sistemin e drejtësisë, me përjashtim të ndonjë fabule ka dhe ekzagjerim dhe një përgjithësim, për shkak dhe të diskursit të ulët politik, nxirja nga opozira e cdo gjëje, mund të ketë pjesë të elektoratit që kanë humbur besimin te politika. Ka mungesë përmbajtje nga shumë. Ne jemi shumë më të ekspozuar dhe kjo bën që dhe numrat e atyre që janë në hetim proces të jetë më shumë.

Ka një numër të lartë të heqjes së lirisë dhe në hetim dhe kjo gjë e bën të ketë numra shqetësues në raport me vendet e BE. E kemi thënë që ky sistem do të dojë kohën e vet që të përsoset. Është eksperiencë e pavarur dhe e padëgjuar ndonjëherë. Nga ajo që shohim te qytetarët ka një besim shumë më të madh, si rasti i bashkisë Tiranë, ka ndodhur që gjithë PS ekipi ynë është më i fortë më i organizuar më i fokusuar dhe jemi më të vetëdijshëm. Ka patur një shok në atë që ka ndodhur në një pjesë të administratës por jemi duke e superuar.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook