Shpërndanin lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen.

Blutë kanë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, peshore elektronike dhe aparate celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë, ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftim:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Nr. 1 dhe 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

K. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.

Q. Z, 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook