SPAK shpall pretencën për të pandehurit e dosjes “5D”, kërkohet 1 vit burg për drejtoren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën në kuadër të fraksionit të dytë të dosjes të njohur si “5D”.

Për të pandehurën Deborah Keçi, SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg. Për të, u kërkua që ekzekutimi i dënimit të pezullohet në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh. Po ashtu, SPAK kërkon edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionin publik për një periudhë prej 5 vitesh.

Në lidhje me të pandehurit Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, prokuroria kërkoi dënimin me 9 muaj burgim për secilin. Por, përfundimisht u kërkua pezullimi i dënimit me burg dhe vendosja në provë për dy vite.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook