Këtë të mërkurë u zhvilluan gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Egnatia fitoi 0-2 ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, duke u kualifikuar për në finalen e madhe. Një sukses shumë i rëndësishëm, aq më tepër që vjen pas humbjes 0-1 në takimin e parë.
Ekipi i Tetovës e nisi sfidën me shumë dëshirë dhe menjëherë u shfaq në zonën kundërshtare. Bakajoko “flirtoi” me golin por vetëm kaq, pasi nuk u tregua i saktë para porte.
Në fundin e pjesës së parë vetëm shtylla ndali të kuqtë, pas një goditje nga brenda zone të Elekes.
Për të ardhur te goli i rrogozhinasve, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, mes kaosit në zonë, Xhemajli “nuhati” mirë golin dhe nga fare pranë, çoi topin në rrjetë.
Rezultati mbeti i njëjtë, me emocionet që do të ishin të shumta, edhe në shtesë.
Egnatia do të festonte në fillimin e 30-minutave, atëherë kur Fangaj gjen Guindon me një top nga krahët, me sulmuesin nga Mali që nuk gaboi.
Shumë pak për të thënë për ekipin e Gegës, në një ndeshje ku nuk doli dot në lojën e vet, ndërsa tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pse jo, Egnatia do të provojë të fitojë këtë kompeticion, pas një edicioni shumë të mirë.
Ia del edhe Dinamo, pas triumfit 4-3 në aktin e kthimit ndaj Vllaznisë. Finalja e madhe mes Dinamos dhe Egnatias do të luhet më datën 1 maj.