Milan “fluturon” në finalen e Kupës së Italisë, pasi eleminoi Interin. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë fituan 0-3 në ndeshjen e kthimit.
Te ekipi i Coinceicaos shkëlqeu Luka Jovic, me dy gola personal. Në këtë takim luajti titullar edhe Kristjan Asllani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.
Deri në fund të takimit, Reijnders thelloi shifrat edhe më shumë, duke i dhënë goditjen e fundit zikaltërve të Inzaghit. Milani në finalen e Kupës do të përballet me fituesin që del nga çifti Bologna-Empoli.