Zgjedhjet e 11 majit/ Dhurat Çupi: Kandidatet e PD po bëjnë fushatë politike! Nuk përmenden për veshje, batuta apo krehjen e flokëve

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me gratë në Tiranë, ku të pranishme kanë qene edhe Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi.

Kandidatja Dhurata Çupi u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, risia e kësaj fushate është se gratë e PD po bëjnë fushatë politike ku artikulojnë shumë mirë programin.

Ndryshe nga herët e tjera u sipas saj kandidatet femra më shumë janë përmendur për veshjen, dukjen apo batuta.

“Këtë herë, ndryshe edhe nga fushatat nga eksperiencat në vendet e tjera, qoftë SHBA apo jo, është se zonjat kandidate janë konsideruar si zonja të cilave u janë përdorur veshja, ndejtja, krehja, pra janë përdorur gjithmonë si “të dyta” në fushatë. Ne po bëjmë një fushatë me artikulim politik në lidhje me programin. Ne përmendemi që po bëjmë fushatë politike, kemi një program, atë të PD, e vetmja forcë politike me një program i cili është për të gjitha moshat dhe target grupet.

Ajo që përfiton sot nga minimumi jetik janë zonjat, nga kujdestaria shëndetësore janë kryesisht gratë, zonjat në pension gjithashtu”, tha ajo.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook