Zgjedhjet e 11 majit/ ” Shpopullimi ka ndodhur për shumë arsye”, Arsejda Gjyli: Karta evropiane do zgjidhte shumë gjëra..

Në emisionin programi i drekës me Ola Bruko ishte e ftuar Arsejda Gjyli pedagoge e cila në studio ka diskutuar për shpopullimin e qytetarëve dhe ndikimi në zgjedhjet parlamentare në 11 maj.
Sipas Gjylit situta po dramatizohet pasi kjo gjë nuk ka ndodhur dhe shpopullimi mund të ndodhë për shumë arsye. Ajo shtoi se edhe në BE qytetarët mund të emigrojnë.
Më tej, ajo theksoi se karta evropiane mund të zgjidhte shumë gjëra.  Ajo foli gjithashtu edhe për statistikat për largimin e qytetarëve pasi sipas saj Partia Socialiste kishte një program konkret që mund të nxisë punësimin.

“Po dramatizohet shumë situata nuk është e vërtetë. Shpopullimi ndodh dhe për shumë arsye. Kjo gjë ndodh edhe në BE.Unë besoj se karta evropiane do zgjidhte shumë gjëra. Nuk mund të impikojmë karta nga BE sepse nuk do funksionojë. Aleanca është lidhur në premtime të vjetra.Premtimi i Partisë Socialiste do të reformojë pensionet . Mund të them se rreth mbi 37% e shqiptarëve nuk dëshirojnë të largohen. Ato besojnë statistikat. Jam pjesë e ekipit të kryeministrit dhe jam në mbështetje të tij.Ne kemi një program konkret i cili mund të nxisë punësimin dhe votuesit që votojnë për herë të parë.” tha ajo.

Gjatë debatit në studio ka ndërhyrë edhe Matilda Matija, kandidate nga Partia Agrare Ambientaliste e cila tha se shpopullimi ka goditur jo vetëm vendin por edhe qytetin e Shkodrës.
Sipas saj aryeja e këtij fenomeni është papunësia që ka kaplosur vendin.
Ajo theksoi se aktualisht shkollat në qytetin verior janë të boshatisura dhe shkojnë vetëm 40 nxënës.

” Ka disa statistika dhe mund të them se qarku i Shkodrës është prekur shumë nga shpopullimi. Në shkolla mund të jenë vetëm 40 nxënës. Aryseja është papunësia që ka aktualisht në Shqipëri. Ne do të kemi paketën e dhembshurisë dhe do të jenë rreth 200 euro për person. për 10 vite janë larguar më shumë se 200 mijë qytetarë. Popullsia ka goditur vendin. Problematikat në Shkodër janë të shumta.” përfundoi Matija

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook