Është çelur në COD në Kryeministri, ekspozita me ilustrime “Bëhet libër, bëhet art”. Duke bashkuar librin, artin dhe pasionin për fjalën shqipe, botuesja Rita Petro u ndal te dëshira për të bashkëvënë dy lloje arti në një botim, si një mënyrë për t’ju drejtuar fëmijëve por edhe për të ringjallur një traditë që flet me imazh e fjalë.
“Në Ditën Botërore të Librit, ne bëmë bashkë ilustratorë dhe autorë. Në përgjithësi përmenden autorët, por sidomos për librin për fëmijë, ilustratorët si në të gjithë botën janë po aq të rëndësishëm sa autorët e librave”, tha Petro.
Nga Ledia Kostandini te Entela dhe Sulid Kasemi, Adrian Paci, Meri file, Semela Mero, Artur Aliaj etj kanë sjellë imazhet e historive e të traditave shqiptare, përmes ilustrimeve që bartin edhe simbolikat e personazheve të trajtuara.
“Më e rëndësishme për ne ishte për temat shqiptare, ishte e rëndësishme për në trashëgimia kulturore dhe ato figura shqiptare që donim të sillnim, Skënderbeu, Ismail Qemali, Onufri, Gegë Marubi, Mbretëresha Teuta, Onufri, Vaçe Zela, Tefta Tashko, Hasan Prishtina, Bekim Fehmiu, etj”
Ilustrimet e “Albasit” ndjekin një traditë që merr më të mirën nga libri I huaj e ai shqiptar.