Debat në “Open” për Belerin/ Lubonja: E burgosi 3 ditë para zgjedhjeve, kurse Melonit i fali tokë. Hila: Në Himarë mirditorët po quhen vorio-epiriotë

Analistët Fatos Lubonja dhe Dritan Hila janë përfshirë në një debat në emisionin “Open” në News24, mbi praninë e Fredi Belerit në takimin elektoral që zhvilloi kreu i PD, Sali Berisha në Himarë.

Lubonja tha se Rama nuk është patriot pasi e arrestoi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve ndërsa ka falur tokat për interesat e tij sic është rasti i kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe ishulli i Sazanit.

Ndërsa analisti Dritan Hila iu përgjigj se në Himarë nuk ka minoritet grek, por nevoja për përfitime nga shteti grek po bën që shumë shqiptarë nga zona të veriut të emigrojnë në Greqi dhe të konvertohen në vorio-epiriotë.

Më poshtë debati i plotë

Fatos Lubonja: Ai që e arrestoi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve, ai vetëm për patrriotizëm nuk pyet. Se ja dha tokën Melonit atje.

Dritan Hila: Kundërshtoi marrëveshjen për detin. Melonit nuk i dha tokë. Trumpit i ka thënë ti japë tokë për resort. Unë e ndjej veten dhe patriot.

Fatos Lubonja: po të ishe patriot do flisje që Rama e ka bërë copë vendin. Patriotizmi është streha e fundit e horrave.

Dritan Hila: Marrja e tokave ska lidhje me patriotizmin ka lidhje me korrupsionin.

Fatos Lubonja: Prandaj kanë ikur 1 mln shqiptarë. Ty si patriot i madh s’të prek kjo eee

Dritan Hila: Lërja Berishës dhe 20 ditë ta thojë këtë. Shqiptarët kanë ikur cdo vit qëkur janë hapur dyert, nga 50 mijë shqiptarë

Fatos Lubonja: Aty në Himarë ka një minoritet.

Dritan Hila: Nuk ka minoritet aty, edhe Berisha e ka quajtur është minoritet linguistik

Fatos Lubonja: që ka minoritet aty e ka njohur dhe Enver Hoxha o derëzi, i ngriti dhe shkolla aty.

Dritan Hila: Nuk ka shkolla greke aty, ta garantoj këtë

Fatos Lubonja: Shportë që na mbylli në burg të ka bërë Enver Hoxha, dhe nuk duhet të sillemi sikur jemi në rrezik sikur do na marrë Greqia.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook