Fushata elektorale/ “Tepsi, timon dhe…”, Rama ironi me opozitën: Nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka nisur edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

“Thonë Rama bën fushatë me timon, tepsi, e tani me pasaportat.

Reformën në drejtësi e bëri timoni sepse nuëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me vendosmëri nuk do të bëhej, sepse palët e tjera nuk e duan atë që po ndodh me drejtësinë.

Thonë pastaj gjysma e qeverisë është në burg. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj ata që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandateve të mëparshme, rëndësi ka fakti që ne jemi në mbështetje të procesit, nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit drejtësisë.

Thonë fushata e PS është tallava e tallje. Si është e mundur? Këta nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook