Fushata për 11 majin, Berisha prezanton kandidatët në Himarë, shoqërohet nga Fredi Beleri

Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbërritur sot në Himarë për të marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM në këtë qytet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shfaq i shoqëruar nga Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, por u arrestua për shitblerje votash.

Beleri më pas kandidoi për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian nën siglën e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe siguroi një vend në të.

Së bashku me Berishën ishte dhe ish-kandidati tjetër për zgjedhjet e Himarës, Petro Gjikuria si edhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook