“Gjysma e qeverisë në burg”, Rama për akuzat e opozitës: E pavërtetë! Ne nuk e vëmë pushtetin politik si karrocë para kalit të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të opozitës, gjatë komunikimit të tij të përjavshëm me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

Duke mohuar pretendimet se “gjysma e qeverisë është në burg”, Rama theksoi se zyrtarët e përfshirë në hetime i përkasin kabineteve të mëparshme dhe se qeveria aktuale mbështet procesin e drejtësisë pa ndërhyrje politike.

“Thonë pastaj gjysma e qeverisë është në burg. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj ata që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandateve të mëparshme, rëndësi ka fakti që ne jemi në mbështetje të procesit, nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit të drejtësisë.

Thonë fushata e PS është tallava e tallje. Si është e mundur? Këta nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare”, tha kryeministri.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook