Kandidati i PS-së në listën e hapur për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, vijon turin elektoral, teksa sot ishte në lagjen “Isa Boletini”, ku përveç programit, pohoi se synimi në qark është 9 mandate.
Postimi i Gjiknurit:
“Me organizatat socialiste dhe banorë të lagjes “Isa Boletini” në Rajonin 2 në një bashkëbisedim për t’ju përgjigjur kërkesave të tyre dhe kërkuar mbështetjen në 11 maj.
Ashtu si çdo lagje e qytetit edhe kjo zonë është transformuar falë investimeve në infrastrukturë.
Për mandatin e katërt kemi parashikuar vijimin e politikave mbështetëse që i vijnë në ndihmë komunitetit.
Rritja e pagës minimale në 50.000 lekë në muaj, pensioni mesatar 40.000 lekë, pensioni minimal 20.000 lekë, investimet në infrastrukturë, hapja e aeroportit të Vlorës që gjeneron ekonomi dhe vende pune për qytetarët janë pjesë e axhendës së Partisë Socialiste.
Zhvillimi i Vlorës ka një emër, Partia Socialiste. Ndaj në 11 maj synimi jonë është i qartë, 9 mandate për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë.
()