Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar”, me moderatorin Klevin Muka në News24 ishte i ftuar avokati dhe eksperti i mbrojtjes së konsumatorit, Alban Duraj.
Avokati foli në lidhje me kontratat e shërbimit dhe problematikat të cilat dalin në përditshmëri.
“Një nga elementët apo aktet që mbrojnë të drejtat e konsumatorit është kontrata, pra marrëveshja mes dy palëve.
Nëse nuk kemi jë marrëveshje të shkruan nuk ka penalitete dhe sanksione.
E-maili dhe mesazhet telefonike që duhet të vërtetohen pranë një noteri, në bazë të legjislaciont të ri mund të përdoren në gjykatë, si provë për të kërkuar shpërblimin e dëmit apo shërbimit të cilat janë kryer në bazë të një kontrate verbale, pra në mungesë të një kontrate me shkrim.
Ligji parashikon edhe çmime reference për shërbime të ndryshme.
Për shembull si në rastin e avokatisë ka çmime dysheme poshtë të cilave nuk mund të kalojmë
Për një kërkesë padi minimumi është 15 mijë lekë të reja, çmim nën të cilin ne nuk mund të faturojmë shërbimin që ofrojmë.
Kështu janë të përcaktuar pagesat në sektorin financiar për shembull, janë disa sektorë të rregulluar ku janë vendosur çmime dysheme”, ka sqaruar avokati.