Korçë, në kishën katolike “Ngjitja e Marisë në qiell” kremtohet mesha në nder të Papa Françeskut

Në kishën katolike “Ngjitja e Marisë në qiell” në  Korçë është kremtuar një meshë në nder të Papë Françeskut.

Në këtë meshë kanë marrë pjesë edhe besimtarë të cilët iu bashkuan lutjeve për Papën.

Pas meshës, si çdo të enjte, është mbajtur një moment adhurimi, që nxit besimtarët të luten për Papën dhe për Kishën.

Të shtunën e 26 prillit, Papa Françeskut do t’i jepet lamtumira e fundit.

Në shenjë nderimi , e shtuna është shpallur ditë zie në Shqipëri ndaj dhe kisha katolike “Ngjitja e Marisë në Qiell” njoftoi këtë të enjte që do të ketë një tjetër meshë të shtunën dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook