Krimet zgjedhore/ Ambasada gjermane fton Altin Dumanin, Ilirjan Celibashin dhe Olsian Çelën, drejtuesit e institucioneve raportojnë gjetjet në terren

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur nga puna duke intensifikuar bashkëpunimin në funksion të hetimit të krimevbe zgjedhore.

Strategjia e tre institucioneve po funksionon përmes një Task Force të posaçme e cila është ngritur prej muajit janar 2025.

Sot, kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren.

Mësohet se të pranishëm gjatë raportimit të Dumanit, Celibashit dhe Çelës kanë qenë edhe përfaqësues nga ambasada e SHBA, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Francës të cilët i kanë drejtuar pyetje tre të ftuarve.

Disa javë më parë krerët e institucioneve treguan detaje lidhur me rastet e krimeve zgjedhore para ambasadës britanike në Tiranë.

Vijon…


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook