“LaCivita në krye të fushatës, ka kontakt të përditshëm me liderët e PD”, Xhaferri: Do të vijë sërish në Shqipëri, ekipi i tij ka në dorë…

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka deklaruar në një intervistë për News24 se fushata e opozitës po udhëhiqet nga një strategji serioze, e ndërtuar me ndikimin e theksuar të Chris LaCivita, ish-strategu i fitores së presidentit amerikan Donald Trump.

Xhaferri u shpreh se përpjekja e mazhorancës për të krijuar idenë e një humbjeje të garantuar për PD-në është “arma e fundit e pushtetit”, ndërsa theksoi se programi i PD-së është hartuar në bashkëpunim me dy nga fondacionet më të njohura në botë: Heritage Foundation dhe Konrad Adenauer Stiftung.

“Qëllimi ynë është rikthimi i popullsisë së larguar. Me ritmet e tanishme, Banka Botërore parashikon që Shqipëria do të ketë vetëm 800 mijë banorë në vitin 2050. Ne do të bëjmë çdo sakrificë për të joshur shqiptarët që të rikthehen,” – deklaroi Xhaferri.

Ai shtoi se Chris LaCivita është në kontakt të përditshëm me PD-në dhe drejton ekipin e strategjisë së fushatës. “Kemi pesë persona që drejtojnë komponentë kyç si strategjia, imazhi, programi dhe ‘war room’ gjatë fushatës. Edhe pse fizikisht nuk është gjithmonë këtu, në kohën e teknologjisë nuk ka rëndësi vendndodhja – ai është gjithmonë prezent.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook