“Nuk kemi fituar asgjë”, Conceçao nuk feston, Inzaghi sheh përpara

Një tjetër disfatë në derbi, një tjetër humbje përballë rivalit të përjetshëm që shuan ëndrrën për “tripletën” e famshme. Të eliminohesh në këtë formë pa diskutim që i lë një shije të hidhur trajnerit Inzaghi, por nuk është koha për të qartë këtë humbje pasi mbeten në lojë në Serie A dhe Champions, dy objektiva madhorë:

“Të vjen keq, mbi të gjitha pas një pjesë të parë ku meritonim diçka më shumë, duhet të ishim treguar më të zotë të shfrytëzonim shanset që krijuam, ndërsa Milan na goditi në rastin e parë me një gol të bukur. Sigurisht, i duhen bërë komplimente edhe Milanit, në të pesë derbet na ka vendosur në vështirë, të gjithë duhet të kishim bërë diçka më shumë, unë i pari. Lodhja ndihet, është prezente, por kjo nuk duhet të jetë një alibi. Si mund të rikuperohemi pas një humbje të tillë? Na pret një muaj i fundit, ai më i rëndësishmi, duhet ta përballojmë me besim dhe me mbështetjen e të gjithëve, tifozë dhe shoqëri”, u shpreh Inzaghi.

Në një sezon shumë të vështirë, shpëtimi i vetëm për Sergio Conceiçao ka qenë derbi, nëse nuk do të ishte për Inter, tekniku portugez do ishte shkarkuar prej kohësh. Pavarësisht këtij suksesi, Conceiçao nuk feston: “Nuk kemi fituar ende asgjë, është ende një finale për t’u luajtur, gjithashtu është një fund sezoni ku duhet të bëjmë më mirë, për të ndryshuar imazhin e këtij Milani. E ardhmja ime? Nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është të fitojmë kundër Venezia-s dhe të fitojmë finalen në Romë”, u shpreh trajneri i Milanit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook