Juve bie pikërisht atëherë kur nuk duhej, kur më pak pritej, përballë Parmës, një humbje shumë e rëndë që nxjerr provizorisht “Zonjën e Vjetër” nga zona Champions. Igor Tudor kishte hedhur në fushë të gjithë peshat e rënda, me Vlahovic dhe Kolo Muani nga minuta e parë, por asnjë nga dy sulmuesit nuk u treguan të saktë në finalizim.
Në fundin e pjesës së parë, Pellegrino dogji të gjithë prapavijën e Juves, ku me një kërcim të fortë në zonë, goditi saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë, Tudor uli në stol Vlahovic duke hedhur në fushë Francisco Conceicao-n, me sulmuesin portugez që provoi në çdo formë, duke tentuar portën në disa momente, por në asnjë rast nuk u tregua i saktë duke bërë që Parma të festonte për këtë fitore 1-0, por shumë jetike për objektivin e sajë, mbijetesën në Serie A.
Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Igor Tudor: “Na mungoi pak nga gjithçka, mbi të gjitha, nuk mund të pësosh gol nga një kros prej 40 metrash. Përtej këtij zhgënjimi, duhet të shohim përpara. Janë në lojë edhe pesë ndeshje, shumë pikë në valle”, u shpreh Tudor.

“E shkreta Juve, bie përballë Parmas, tani janë jashtë Champions League”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.
()