“Rreth 155 mijë zarfe kanë mbërritur te zgjedhësit nga diaspora”, Celibashi zbulon detaje nga procesi: Mbi 20 mijë fletë votimi kanë mbërritur në Shqipëri

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë publike të dhënat më të fundit për procesin e votimit nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, 154,770 zarfe janë shpërndarë deri më tani drejt votuesve të regjistruar jashtë vendit.

“Deri në këto momente në KQZ kanë mbërritur 19,025 zarfe, ndërsa deri në fund të ditës presim që kjo shifër të arrijë në rreth 22 mijë fletë votimi,” deklaroi Celibashi.

Kjo përfaqëson një pjesëmarrje prej 12.5%, krahasuar me numrin total të fletëve të votimit të shpërndara në adresat e votuesve të diasporës.

“Deri tani janë shpërndarë 154 mijë 770 zarfe te votuesit e regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Kanë mbërritur në KQZ deri tani 19 mijë e 25 zarfe. Ky numër deri në fund të ditës do të jenë rreth 22 mijë fletë votimi që janë kthyer mbrapsht, që përbëjnë 12.5% të fletëve të votimit që janë dorëzuar”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook