Shuarja e Papa Franceskut/ Spiropali shënim në Librin e Ngushëllimeve në Vatikan: Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, vizitoi sot Nunciaturën Apostolike të Vatikanit në Tiranë dhe la një shënim në Librin e Ngushëllimeve, për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.

Spiropali u prit në këtë vizitë nga i Ngarkuari me Punë i Selisë së Shenjtë, Imzot Ionuţ Paul Strejac.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi Papa Françeskun si një Dishepull i Jezu Krishtit, i cili ia kushtoi jetën dhe dashurinë e Tij shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, drejtësisë shoqërore e paqes, mbrojtjes së më të brishtëve e më të margjinalizuarve si edhe nënvizoi kujdesin e veçantë të Atit të Shenjtë për popullin shqiptar dhe vlerësimin për harmoninë dhe vëllazërinë fetare në Shqipëri. “Jepi, o Hyj, Shenjtërisë së Tij, pushimin e pasosur!”, shkruan në shënimin e saj Spiropali.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook