Një statistikë e frikshme sa u përket golave të shënuar në javën e parafundit.Kategoria-SuperioreIshte java me më pak gola të shënuar për këtë sezon, vetëm pesë. Ajo që ra në sy, ishte se të pesta rrjetat u shënuan në pjesën e dytë të takimeve. Më pak se ky numër ishin regjistruar për herë të fundit sezonin e kaluar, përkatësisht në javën e 30-të të Superiores, ku u realizuan vetëm 4 gola.
* Tirana, Dinamo, Egnatia, Skënderbeu dhe Partizani nuk arritën që të shënonin. Ndërsa nga një gol shënuan: Teuta, Laçi, Bylis, Elbasani dhe Vllaznia.
* Dy fitore nga ekipet vendëse erdhën këtë javë, ajo e Bylisit dhe Laçit, ndërsa në transfertë arriti sukses vetëm Teuta. Dy ndeshjet e tjera përfunduan në barazim.
* Katër nga pesë gola u shënuan nga lojtarë shqiptarë. (Gjoni, Balaj, Beshiraj dhe Përndreca). I vetmi gol nga futbollisti i huaj ishte ai i brazilianit Melo.
* 26 kartonë të verdhë u akorduan në këtë javë, tri më pak sesa atë të kaluarën në pesë ndeshjet e Supëriores. Rekord vendosi takimi mes Egnatias dhe Skënderbeut, i cili nuk pati gola, por u dhanë 10 kartonë të verdhë, nga pesë për çdo skuadër. Ndërkaq, pati edhe një karton të kuq në takimin mes Laçit dhe Dinamos, ku u ndëshkua Gudjabi.