Te Tirana janë përgatitur për më të keqen, madje edhe rënien nga kategoria. Fakt është që bardheblutë e këtij sezoni janë edhe më keq se në kampionatin 2016-2017 kur ranë nga kategoria. Atë vit, skuadra kishte grumbulluar 38 pikë në 35 takime dhe e mbylli javën e 36-të me 39 pikë, pas barazimit në Shkodër.
Tirana e këtij sezoni ka dy pikë më pak se atë vit, 36, ndërsa është shumë keq për sa u përket komponentëve të tjerë. Janë 44 gola të pësuar kundrejt 32 në atë vit. Tetë fitore, kundrejt gjashtë dhe 14 barazime kundrejt 18 të këtij viti. Për të mos folur se në atë kampionat janë shënuar 29 gola, ndërsa këtë vit janë 41 gola dhe bardheblutë kanë 2 pikë më pak. Për çudi, edhe atë vit, Teuta, Laçi ishin dy skuadra që luftonin për mbijetesën.
Tirana do të përballet me Dinamon në ndeshjen e javës së 36-të, por statistikat janë kundër saj. Bardheblutë nuk fitojnë një takim me Dinamon prej 17 marsit të vitit 2024, kur i mundnin blutë 3-2. Tirana në tri takimet e fundit ka një barazim pa gola dhe dy humbje 2- 1 dhe 1-4. Ndeshja derbi mes dy ekipeve ka një të veçantë.
Këtë kampionat nuk është luajtur asnjëherë në kryeqytet. Takimi i parë u zhvillua në Vlorë. Më pas ndeshja e dytë u spostua në Elbasan, me blutë pritës dhe sfida e tretë po në Elbasan me 26 herë kampionët si të zotët e shtëpisë. Ndeshja e katërt luhet po në “Elbasan Arena”.