VIDEO/ “Ej, mos bëj video”! Dhunuan Klea Prengën, motrat Berishaj shfaqen të tensionuara, Antonela ‘sulmon’ kameramanin. Gjykata shtyn seancën

Motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat në gusht të vitit të kaluar dhunuan blogeren Klea Prenga, u shfaqën të nervozuara gjatë pritjes për të filluar seanca gjyqësore, në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Në një video të filmuar jashtë Gjykatës, ato shihen fillimisht duke qeshur dhe shkëmbyer batuta me një efektiv policie. Por, në një moment, Antonela merr informacion nga motra e saj, Marinela, se dikush po i filmonte. Ish-konkurrentja e BBV reagon ndaj personit që po bënte videon, duke i kërkuar të ulë telefonin dhe më pas, me ton revolte, drejtohet drejt tij.

Seanca ndaj tyre u shty pasi avokati i ri mbrojtës, Luan Hasneziri, kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Motrat akuzohen për dhunimin e rëndë të blogeres Klea Prenga, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Më 23 mars 2025, Prokuroria e Tiranës dha pretencën ndaj të pandehurave. Për Mariela Berishaj u kërkuan 3 vite burg, që në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar ulen në 2 vite. Ajo ndodhet aktualisht në arrest shtëpie. Ndërsa për Antonela Berishaj, prokurori kërkoi 3 vite shërbim prove, që në gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, dhe përballen me akuzën “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja ndodhi më 6 gusht 2024, në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, ku blogerja Klea Prenga u sulmua dhe dhunua brutalisht nga motrat Berishaj me sende të forta, ndërsa po darkonte me miq.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook