VIDEO/ “Në kinoteatrin gërmadhë të Sarandës do të ngrenë kulla si në Tiranë”/ Ina Zhupa: Në 11 maj jemi mazhoranca…

Në takimin elektoral të zhvilluar në Sarandë, drejtuesja politike e PD në këtë qytet, Ina Zhupa u shpreh se qyteti bregdetar i Sarandës vuan nga mungesa e institucioneve të kulturës dhe sportit sic është kinoteatri dhe pallati i Sportit.

Zhupa tha se në truallin e kinoteatrit, strukturat vendore kanë parashikuar të ngrenë kullë si në teatrin kombëtar në Tiranë, ndërsa pallati i sportit mungon.

Po ashtu, duke folur pë programin ekonomik të PD, Ina Zhupa tha se i përgjigjet nevojave të çdo kategorie të qytetarëve dhe është garanci për fitoren e PD më 11 maj.

Ina Zhupa: Do kishim dashur ta bënim takimin në një pallat sporti por Saranda nuk ka. As kinoteatër e ka të rrënuar dhe po bëjnë gati ta bëjnë kullën si në Tiranë.

Erdhi Rama në Tiranë dhe foli kodra pas bregut. Foli për gjoba për biznesin, si duhet të paguajë afrofe. Është bërë një shkollë e re “Ekokampus”

Do të ndalojmë shpopullimin e qyteteve, kanë një garanci është Sali Berisha.

Të gjithë e dinë që programi i PD do të ketë sukses të garantuar. ne kemi për detyrë mos ta lejojmë narkodiktaturën. Në 11 maj do të jemi mazhoranca.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook