VIDEO/ Pogradeci mund Burrelin, ia del Besa, sfidë “zjarri” në finalen e Play Off të Kategorisë së Parë

Pogradeci dhe Besa do të përballen në finalen e Play Off të Kategorisë së Parë.
Skuadra nga Pogradeci fitoi 0-1 ndaj Burrelit. Vendimtar në këtë takim rezultoi goli i Krasniqit, i realizuar në pjesën e parë.

Barazimi 1-1 i Besës me Apoloninë i jep kualifikimin ekipit nga Kavaja, për shkak të pozicionimit më të mirë gjatë kampionatit të rregullt. Sa i takon sfidës, fierakët shënuan të parët me Maksutin në minutën e 75-të, ndërsa u kundërpërgjigj Nurudeen 10 minuta më pas.

Fituesi i çiftit Besa-Pogradeci do të përballet më pas me vendin e tetë të elitës, ndeshja nga e cila do mësohet edhe skuadra që do luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.


 

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook