Banorët e Njësisë 10 të Tiranës dhe ata të Vorës do të votojnë në mënyrë elektronike, KQZ teston pajisjet

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do të votojnë përmes pajisjeve elektronike dhe jo me fletë votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi se, për Qendrat e Informimit në të cilat po kryhet testimi i pajisjes elektronike të votimit dhe numërimit, që do të implementohen në njësinë administrative nr. 10, Tiranë dhe bashkinë Vorë.

Sipas KQZ-së: Në Tiranë qendrat e testimit janë:

  1. Në rrugën ”Myslym Shyri”, pranë Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë.
  2. Në Rrugën e Durrësit, në krye të Rrugës së Ambasadave.
  3. Në Rrugën e Kavajës, në krah të Prefekturës Tiranë.

Në Vorë:

  1. Në rrugën “Demokracia” dhe në ditët në vijim do të jenë të lëvizshme në Prezë dhe Bërxullë.

“Të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e partive politike dhe medias mund të paraqiten dhe të testojnë PEVN-të, çdo ditë nga ora 09:00-19:00.

Pajisjet nuk mund të qëndrojnë të ekspozuara në kushtet klimatike jo të favorshme (përfshirë motin me shi), sepse kjo gjë do të shkaktonte dëmtimin e pajisjeve”, njofton KQZ.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook