Më në fund, “nëndetësja” del në sipërfaqe, rikthehet në nivele të larta, duke rivalizuar për trofe. 15 vite pritej për t’u rikthyer sërish në majë duken një përjetësi për një klub legjendar si Dinamo, por tani tifozët e bluve ëndërrojnë për gjëra të mëdha, fundja me të drejtë pasi janë në garë për të dy trofetë, Kupë dhe titull.
Pas likuiduan Vllazninë, ekipi i Ilir Dajës siguroi një vend në finalen e Kupës, por jo vetëm kaq, pasi më herët kishin siguruar një vend edhe në “final-four”, çka përkthehet në pjesëmarrje në Evropë dhe në garë për titull.
Pa diskutim, të paktën deri në këtë pikë, ky mund të konsiderohet një sezon i suksesshëm për Dinamon, por as trajneri Daja dhe as drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, kërkojnë të paktën të mbyllin sezonin me një trofe, ndërsa “dopieta” do të ishte diçka fantastike.
Për të motivuar ekstra lojtarët ka menduar presidenti Bardhi, i cili sipas Panorama Sport ka vendosur në dispozicion të ekipit një premio prej 250 milionë lekë të vjetra në rast se bëjnë “dopietë”:

“Bardhi, 250 milionë për Dinamon me dy trofe. Presidenti i bluve vë superpremio për fitimin e titullin dhe të Kupës s Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera e përditshmja më e madhe sportive në vend.
()