Goditi punonjësen e OSHEE-së, policia shpall në kërkim 38-vjeçarin (emri)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Spartak Cara, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook